Romë, 19 Prill NOA - Skuadra e Romës ka arritur të jetë ekipi i cili ka dalë fitues në derbin e kryeqytetit, ku ka mundur Lazion me rezultatin 2 me 1.
Të parët që kaluan në avantazh ishin lojtarët lacial, të cilët që në minutën e 14 të pjesës së parë realizuan me anë të Rochit.
Më pas duhet thënë se për Lazion ishte mundësia e dyfishimit të rezultatit por, penalltia e goditur nga Flocari u arrit të pritej nga Julio Sergio.
Po në njëmbëdhjetëmetërsh por, këtë herë në krahun tjetër Vuçiniç nuk gaboi dhe barazoi shifrat në 1 me 1.
Ishte sërish malazezi i cili shënoi dhe golin e fitores për skuadrën e Ranierit, ku në minutën e 64 ai vuri firmën mbi rezultatin final të kësaj gare.
Me këtë fitore skuadra e Romës vazhdon të udhëheqë e vetme në kampionatin italian dhe ndiqet nga Inter, e cila është vetëm 2 pikë larg tyre.
r.b/NOA