Moskë, 19 prill, NOA - Aludimi në mediat e huaja për vrasjen e presidentit polak, Lech Kazinski nga forca të fshehta ruse, duket se i ka acaruar prapa perdeve marrdhëniet mes Rusisë dhe Polonisë.
E duket se kësaj hije, i ka paraprirë presidenti rus, Dmitri Medvedev i cili ka deklaruar gjatë një interviste se shpreson për marrëdhënie më të mira me Poloninë.
Presidenti rus Dmitri Medvedev sipas fjalëve të veta tha se pjesëmarrja e tij në varrimin shtetëror për homologun e tij të aksidentuar polak Lech Kaczynski t'u japë impulse të reja marrëdhënieve dypalëshe.
"Tragjeditë bëjnë shpesh që njerëzit të afrohen, besoj se kjo është e nevojshme edhe midis rusëve dhe polakëve", tha Medvedev në televizionin rus.
n.e/NOA