English

SHBA: Deri në fund të gushtit, ikin 45.mijë ushtarë nga Iraku

Uashington, 19 prill, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri në fund të gushtit do të nisin tërheqjen e pjesshme të forcave të tyre ushtarake nga Iraku.

Lajmi u bë me dijeni nga vetë komandanti më i lartë ushtarak amerikan në Irak, sipas të cilit, po vazhdojnë planet për pakësimin e trupave të SHBA në 50.000, ndërsa kanë në plan të tërheqin të gjitha forcat nga Iraku deri në fund të vitit të ardhshëm.

Gjenerali Ray Odierno bëri me dije në këtë mënyrë se vendi i tij nuk i ka ndryshuar planet për një tërheqje të pjesshme të forcave deri në fund të gushtit, megjithë pasiguritë politike të kohëve të fundit dhe shtimin e sulmeve militante në Irak.

Aktualisht, tani në Irak ka 95.000 trupa ushtarake amerikane dhe tërheqja e tyre do të fillojë sipas planit në qoftë se nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madhe e të parashikuar në gjendjen e sigurisë.

n.e/NOA

KOMENTE