English

Shtyhet sërish procesi i Albin Kurtit

Prishtinë, 19 prill, NOA - Seanca gjyqësore kundër liderit të lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, është shtyrë sërish duke shkaktuar kështu të tetën herë me radhë të dështimit të saj.

Përsëri arsyeja ka qenë ajo e mungesës së Albin Kurtit në seancë dhe avokatit të tij mbrojtës.

Ndërkaq, data e ardhshme e procesit në fjalë është caktuar 28 prilli.

Lideri i lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti akuzohet "për pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale, për pjesëmarrje në një grup, që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare dhe për thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës, në të cilat u vranë dy protestues".

n.e/NOA

KOMENTE