Havanë, 19 prill, NOA - Prodhuesi i famshëm i purove tradicionale nga Kuba, Alehandro Robaina ka vdekur në moshën 91-vjeçare, pas një sëmundje të gjatë, metodat e përdorura të përzgjedhjes dhe grumbullimit të veçantë të duhanit të të cilit, i dhanë atij famë në mbarë botën.
Ferma e tij ishte e njohur në tërë botën, në San Luis, pasi ishte një plantacion duhani i cili kultivonte atë që preferohej edhe nga vetë Çurçilli.
Robaina njihej ndërkaq edhe si miku i Mbretit të Spanjës për cigaren puro të shijshme dhe mjaft të veçantë që arrinte t'i prodhonte.
Madje purot i tij i tymoste edhe kryeministri britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore, Uinston Churchill.
n.e/NOA