English

Vodhi një dyqan interneti, arrestohet

Elbasan, 19 prill, NOA - Forcat e policisë së Elbasanit kanë arrestuar në flagrancë 31-vjeçarin Edvin Gjini, banues i këtij qyteti pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur një dyqan interneti në lagjen "Viserian Xhuvani".

Në pronësi të 38-vjeçarit me inicialet Gj.K, në këtë dyqan, autori i vjedhjes ka mundur të grabisë edhe një sasi pijesh alkoolike si dhe një shumë parash prej 14.000 lekësh, të cilat më pas janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga forcat e policisë.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhje", e cila parashikohet nga neni 134 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE