Tiranë, 20 prill, NOA - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton sot se deri në orën 11:00 kanë operuar fluturime drejt destinacioneve të Romës, Athinës, Stambollit dhe Vjenës.
Ndërkohë njoftimi për shtyp i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, sqaron se të gjitha fluturimet e tjera mbeten të anuluara deri në një njoftim të dytë.
Drejtuesit e TIA këshillojnë pasagjerët të kontaktojnë linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm në lidhje me udhëtimin e tyre.
Ndërsa për hapjen e fluturimeve të reja apo anulimin e tyre, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron se do t'i mbajë pasagjerët e informuar për zhvillime të tjera.
m.xh/NOA