English Version: Tirana International Airport, the number of routes has increased
Tiranë, 20 prill, NOA - Plot njëmbëdhjetë destinacione ajrore kanë qenë operative paraditen e sotme deri në orën 17:00.
Lajmi u konfirmua nga drejtuesit e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) përmes një deklarate për shtyp, e cila ka njoftuar se sot se deri në orën 17:00 janë realizuar fluturime drejt destinacioneve të Romës, Athinës, Stambollit, Vjenës, Pizës, Bergamos, Ankonas, Peruxhas, Ljubljanës, Budapestit dhe Milanos.
Ndërkaq, fluturimet drejt destinacioneve si Londra, Frankfurti, Mynihu, Trieste, Bolonja dhe Rimini mbeten të anulluara deri në një njoftim të dytë.
Nga ana tjetër, drejtuesit e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës i këshillojnë pasagjerët që të kontaktojnë linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm në lidhje me udhëtimin e tyre, ndërsa do të mbahen të informuar për zhvillime të tjera.
n.e/NOA