English

BE: Ndihma për kompanitë ajrore

Bruksel, 20 prill, NOA - Ndaj kompanive të fluturimit ajror, të cilat kanë pësuar humbje disa milionë dollarëshe për arsye të mbylljes së hapësirës ajrore pesë ditë me radhë të lëshimit të hirit vullkanik në hapësirë, Bashkimi Evropian ka paralajmëruar ndihma ndaj tyre.

Një pakt i tillë u arrit gjatë takimit të ministrave të Transportit të Bashkimit Evropian, sipas të cilëve, duhet sinjalizuar gatishmëria për të lehtësuar ndihmat shtetërore për këto kompani ajrore.

Ka qenë vetë komisioneri evropian për Konkurrencën, Joaquin Almunia, i cili tha në Bruksel se Bashkimi Evropian është i gatshëm që të reagojë ngjashëm si pas atentateve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Sipas të dhënave të lidhjes aeronautike IATA, humbjet për linjat ajrore për arsye të ndalim-fluturimeve janë shënuar rreth 200 milionë dollarë në ditë.

n.e/NOA

KOMENTE