English

Berisha ngushëllon kryeministrin kinez për tërmetin

Tiranë, 20 prill, NOA - Kryeministri Berisha i shprehu sot ngushëllime kryeministrit të Kinës, Wen Jiabao, për pasojat tragjike të tërmetit të rënë në Provincën Qinghai. Me anë të një telegrami, Berisha, nw emër të qeverisë shqiptare i transmeton homologut kinez ngushëllimet për viktimat dhe dëmet e shkaktuara në 14 prillit.

"Me lejoni t'ju siguroj se Qeveria dhe populli shqiptar i gjendet pranë Qeverisë dhe popullit mik të Republikës Popullore të Kinës, duke ndarë dhimbjen që shkaktoi kjo fatkeqësi natyrore dhe t' Ju shpreh ndjenjat më të ngrohta të solidaritetit dhe ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit e viktimave", thuhet në telegramin e kryeministrit Berisha.

m.xh/NOA

KOMENTE