Bruksel, 20 prill, NOA - Kompanitë e fluturimeve se duhet t'i kontrollojnë mirë motorët e avionëve të tyre nëse ekzistojnë dyshime se ata kanë kaluar nëpër hirin vullkanik të shpërndarë në hapësirën ajrore nga vullkani i Islandës.
Këtë thirje u kanë bërë ekspertët e Eurocontrolit, agjencisë kryesore evropiane për trafikun ajror, drejtuesve të avionëve.
Ndërkaq, sipas Eurocontrol, asnjë aeroplan deri sot nuk ka kaluar nëpër renë e tymit dhe hirit.
Agjencia tha se përqendrimi më i madh i hirit vullkanik tash ndodhet mbi Oqeanin Atlantik dhe Detin Baltik.
Por nga java e kaluar, në disa pjesë të Evropës u anuluan më shumë se 95 mijë fluturime, megjithëse trafiku ajror gradualisht po normalizohet.
n.e/NOA