Tiranë, 20 prill, NOA- Shqipëria dhe Maroku do të intensifikojnë bashkëpunimin për nismat rajonale dhe ndërkombëtare. Një qëndrimin i përbashkët i dy vendeve është bërë i ditur gjatë takimit të zëvendësministres së Jashtme, Edith Harxhi, me Sekretaren e Shtetit në Ministrinë Jashtme të Mbretërisë së Marokut, Latifa Akharbach.
"Të dy palët theksuan nevojën e zhvillimit të konsultimeve për çështjet dypalëshe dhe shumëpalëshe, si dhe të forcimit të bashkëpunimit në kuadër të nismave rajonale dhe ndërkombëtare", thekson njoftimi zyrtar i ministrisë në lidhje me takimin.
Zëvendësministrja Harxhi ka kërkuar nga pala marokene njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë kuadër, Harxhi nënvizoi se procesi i njohjes së pavarësisë së Kosovës është shumë i rëndësishëm për të gjithë rajonin e më gjerë.
m.xh/NOA