English

Harxhi i kërkon Marokut njohjen e Kosovës

Tiranë, 20 prill, NOA - Gjatë një takimi me sekretaren e Shtetit në ministrinë e Jashtme Marokene, Latifa Akharbach, zv/ministrja e Jashtme Edith Harxhi, ka kërkuar që ky vend të njohë pavarësinë e Kosovës.

Ajo nënvizoi se procesi i njohjes së pavarësisë së Kosovës është shumë i rëndësishëm për të gjithë rajonin e më gjerë.

Nga ana tjetër, Harxhi dhe Akharbach vlerësuan marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shprehën vullnetin për zgjerimin e tyre të mëtejshëm si në nivelin politik ashtu edhe në fushat e shkëmbimeve tregtare, doganave, të turizmit, bujqësisë etj.

Në këtë kuadër, u nënvizua nevoja e nënshkrimit të marrëveshjeve ekonomike midis dy vendeve.

n.e/NOA

KOMENTE