English

Identifikohet personi që rrëmbeu autobusin

Mallakastër, 20 prill, NOA Update- Autori i rrëmbimit të autobusit të linjës Tiranë-Sarandë është Eduard Rexhepi, 32 vjeç, banues në Patos. Identiteti i tij është dhënë nga policia e cila ka sqaruar se Rexhepi ka hipur në autobus në Fratar të Ballshit dhe është përpjekur të largohej nga mjeti, i cili kish marrë flakë në afërsi të Tepelenës.

Sipas dëshmive të pasagjerëve personi që rrëmbeu autobusin ka qenë me probleme mendore. Ndërkohë që nuk dinte të drejtonte mirë dhe autobuzin, gjë që ka sjellë dhe përplasjen e shpeshtë të tij dhe më pas djegien.

m.xh/NOA

KOMENTE