Milano, 20 Prill NOA - Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve ajo midis Barcelonës dhe Interit që do të zhvillohet ditën e sotme në Milano, nuk u ka shpëtuar as atyre personave të cilët tentojnë të shesin bileta të falsifikuara.
Kështu forcat përkatëse të këtij qyteti kanë mundur të bëjnë sekuestrimin e plot 50 biletave të cilat në këto orë të fundit para fillimit të ndeshjes do të shiteshin me shifra astronomike, ku thuhet se çmimi i tyre rritet afërsisht me 900 % të atij të caktuar.
Krahas biletave janë ndaluar dhe personat që kanë bërë këto falsifikime ku edhe pse fillimisht kanë tentuar të fshehin ato janë kapur menjëherë nga autoritetet.
r.b/NOA