Torino, 20 Prill NOA - Ndërmjet teknikut të Liverpulit dhe skuadrës së Juventusit është në program të zhvillohet një takim i ri dhe vendi në të cilin do të ndodhë, është kryeqyteti i Francës, Parisi.
Bentiez me sa duket është tepër i gatshëm për të kaluar në radhët e bardhë e zinjve dhe në lidhje me këtë fakt ai ka ndërmend të çojë në Torino dhe të gjithë stafin teknik të ekipit të tij që momentalisht është tek skuadra e Liverpulit.
Edhe pse kualifikimi për në Ligën e Kampionëve duket të jetë vështirësuar së tepërmi për Juventus, sërish ata po kërkojnë që në sezonin e ardhshëm të ndërtojnë një ekip i cili të jetë kompetitiv në të gjithë evenimentet që Juventus do të jetë e pranishëm dhe pikërisht këtë gjë ata kërkojnë që ta nisin që nga trajneri, ku emri më i preferuar është pikërisht ai i spanjollit Rafa Bentiez.
Gjithashtu flitet se me ardhjen e Bentiezit në radhët e Juventusit, mund të vijnë dhe shumë futbollistë mjaft të njohur në arenën evropiane ku mund të përmendim Fernando Torres mbi të gjithë.
r.b/NOA