English

KESH: Shkarkimi i kaskadave, do të vazhdojë

Tiranë, 20 prill, NOA - Shkarkimi i kaskadave të hidrocentraleve në veri të vendit do të vazhdojë, pasi një veprim i tillë kushtëzohet nga prurjet e mëdha të ujit brenda tyre, për shkak të reshjeve të mëdha që po bien në veri të vendit.

Një fakt të tillë e bëri me dijeni, përfaqësuesi i Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Muharrem Stojku gjatë një mbledhje urgjente për situatën hidrike, të zhvilluar nga Sekretariati teknik i Digave.

Në të tilla kushte, shkarkimi i ujërave nga kaskadat është parë si mënyra e duhur, ashtu siç ndodhi në fakt edhe gjatë muajit janar.

Stojku ndërkaq ka pohuar se nuk ka shtëpi të përmbytura.

Por burime të tjera bëjnë me dijeni se po nis përgatitja për evakuim banorësh në fshatin Ashtë në qytetin e Shkodrës, pasi disa shtëpi janë të rrezikuara atje nga përmbytjet.

n.e/NOA

KOMENTE