Tiranë, 20 Prill NOA - Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) ka shpallur sot listën e dytë me 1884 emra të familjeve që kanë pasuri për legalizim në zonën e komunës Paskuqan të rrethit Tiranë.
Lista qe ju sjell sot Agjencia NOA, marre nga zyra qendrore e ALUIZNIT, që ju gjeni më poshtë të plotë, ka në përbërje pasuritë që ALUIZNI u ka përfunduar dokumentacionin tekniko-ligjor te kalimit te pronësisë te parcelës ndërtimore.
Qytetaret e listuar qe dëshirojnë te shlyejnë detyrimet me bono privatizimi (letra me vlerë), në përputhje me grafikun e miratuar, të paraqiten pranë Zyrave të Drejtorisë Rajonale Tiranë për të dorëzuar kërkesën për mënyrën e pagesës sipas përcaktimeve të ligjit të letrave me vlerë apo bono privatizimi.
Klikoni këtu të gjeni listën e plotë
Këtu gjeni edhe emrat e publikuar një ditë më parë: Legalizimet, lista e plotë me 2 mijë emra për Tiranën