English

Përplas dy këmbësorë, njëri mbetet i vdekur

Elbasan, 20 prill, NOA - Ndërsa ishte duke i dhënë makinës, një shofer ka përplasur dy këmbësorë të cilët kalonin rrugën, duke e lënë njërin prej tyre të vdekur, megjithë transportimin që iu bë për ndihmë të menjëhershme në spital.

Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Orion Myftari, banues në Elbasan, i cili u arrestua pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Labinot, duke drejtuar mjetin tip Ford veturë, me targa EL 7755B, ka aksidentuar 19-vjeçarin me inicialet G.K dhe 17-vjeçarin Ervis Kulla; që të dy banues në fshatin Labinot.

Mësohet se ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ndërsa i dëmtuari tjetër aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", e cila parashikohet nga neni 290 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE