English

Rasmusen: Aleanca, e hapur ndaj Ballkanit

Bruksel, 20 prill, NOA - Aleanca e Atlantikut të Veriut do ta vazhdojë politikën e dyerve të hapura për Ballkanin.

Një fakt të tillë e ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, i cili tha se në takimin e ministrave të jashtëm në Talin, do të diskutohet koncepti i ri strategjik i NATO-s dhe reformat në Aleancën.

"Ne do ta diskutojmë politikën tonë të dyerve të hapura, veçanërisht ndaj Ballkanit, marrëdhëniet e Bosnjë e Hercegovinës me NATO-n. Ne gjithashtu do t'i diskutojmë politikat bërthamore të NATO-s dhe mbrojtjen raketore, si dhe raportet NATO-Rusi", tha Rasmusen.

Ndërsa lidhur me Gjeorgjinë dhe Ukrainën, Rasmusen tha se qëndrimi i aleancës nuk ka ndryshuar.

"Ne e morëm vendimin në samitin e Bukureshtit në vitin 2008. Sipas tij, Gjeorgjia dhe Ukraina do të bëhen anëtare të plota të NATO-s, nëse duan dhe u mundësohet - kuptohet, pasi t'i plotësojnë kriteret e nevojshme", tha Rasmusen.

Duke folur për marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë, Rasmusen tha se "mospajtimet nuk do të duhej ta errësojnë faktin se Aleanca ka interesa të ndara me Rusinë në fusha të tjera, siç janë përballja me kërcënimet e njëjta si terrorizmi".

n.e/NOA

KOMENTE