English

Sesioni i 35-të i Pabsec, punimet në Shqipëri

Durrës, 20 prill, NOA - Nesër dhe pasnesër, Komisioni i Çështjeve Ligjore dhe Politike të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik në Detin e Zi (Pabsec) zhvillon sesionin e 35-të të punimeve, në Durrës- Hotel Adriatik.

Hapja e diskutimeve do të bëhet nga kryetari i komisionit, përfaqësuesi i Federatës ruse Michael Yemelianov dhe më pas do të përshëndesin nënkryetari i Kuvendit, Adrian Turku dhe ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi.

Ndërsa më tej, zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Libour Roucek, do të japë përfundimet e takimit ku marrin pjesë delegacione të 14 vendeve anëtare të PABSEC.

n.e/NOA

KOMENTE