English

Siguria në shkolla, policia shton masat

Tiranë, 20 prill, NOA - Policia e Tiranës ka planifikuar masa shtesë për parandalimin e ngjarjeve dhe rritjen e masave të sigurisë në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare, si dhe në vendet e akomodimit të nxënësve.

Lajmi bëhet i ditur prej burimeve të saj zyrtare për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se ajo po organizon dhe drejton shërbimet e policisë për krijimin dhe konsolidimin e një dimensioni të ri, në drejtim të marrëdhënieve Polici-Shkollë-Komunitet.

Ky koncept i ri synon garantimin e rendit dhe qetësisë publike, zhvillimin normal të procesit mësimor, në shkollat e të gjithë niveleve në qytet, komuna dhe bashkitë e Tiranës.

Për të realizuar këtë, Policia ven me dijeni se përveç strukturave të rendit dhe qarkullimit rrugor, janë ngarkuar me detyra specifike edhe struktura Kundër Krimit të Organizuar dhe atyre Kundër Krimeve ndaj Personit, me qëllim ndjekjen në vazhdimësi të problemeve të kriminalitetit, krimeve ndaj personit, kundër drogës, kundër trafiqeve të paligjshme etj.

n.e/NOA

KOMENTE