Durrës, 20 prill, NOA - Ndërsa ishin duke udhëtuar me një automjet në vendin e quajtur "Mbikalimi i Plepave" në Durrës, forcat e policisë bënë të mundur kapjen dhe më pas arrestimin në flagrancë të dy personave të cilët kishin fshehur brenda saj 3.6 kg lëndë narkotike e llojit heroinë.
Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se të ndaluarit janë Idriz Manej, 55 vjeç, lindur e banues në Shkodër, i dënuar më parë me 3 vjet burg trafik klandestinësh dhe Maliq Ibraj, 58 vjeç, banues në Patos.
Arrestimi i tyre u bë për arsye se gjatë kontrollit të automjetit tip Benz me targa FR 5092 C i drejtuar nga Ibraj, ku si pasagjer udhëtonte Manej, këtij të fundit i është gjetur një çantë kartoni brenda së cilës ndodheshin 6 pako me lëndë të bardhë, që dyshohet të jetë heroinë.
Ndërkaq, nga forcat e policisë po punohet nga ana jonë në drejtim të zbardhjes së itinerarit të transportit të lëndës narkotike, ndërsa materialet për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike" iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.
n.e/NOA