Tiranë, 20 prill, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në takimin që zhvilloi sot me ministren e Shtetit për Punët e Jashtme të Marokut, Latifa Akharbach kërkoi mbështetjen e vendit të saj për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kryetarja e Kuvendit tha se Kosova është një rast unik."Pavarësia e Kosovës është garancia e stabilitetit, paqes dhe e proceseve integruese të rajonit në Perëndim".
Mw tej, biseda u ndal në bashkëpunimin mes dy vendeve duke qenw se Maroku gëzon statusin e vendit aspirant për BE.
"Jam shumë e kënaqur që jam në parlamentin tuaj, shtëpi e demokracisë. Ne e vlerësojmë shumë këtë institucion si një aktor të rëndësishëm në zhvillimin e një vendi", tha ministrja Akharbach.
Kryetarja e Kuvendit dhe Ministrja e Shtetit të Marokut ranë dakord për fuqizimin e kuadrit ligjor dhe marrëveshjeve, veçanërisht për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve.
Hapja së afërmi e ambasadës së Marokut në Tiranë do të jetë një hap konkret nxitës në intensifikimin e bashkëpunimit.
Nw fund tw bisedës, Akharbach e ftoi Topallin për një vizitë të afërt në Marok, ftesë që u mirëprit nga Kryetarja e Kuvendit.
m.xh.NOA