English

Vidhet dhe digjet autobusi i linjës Tiranë-Sarandë

Mallakastër, 20 prill, NOA Update- Autobusi i linjës Tiranë-Sarandë është vjedhur dhe më pas është djegur ditën e sotme. Ngjarja ka nisur në Fratar të Ballshit dhe ka përfunduar në afërsi të Tepelenës.

Sipas dëshmive të pasagjerëve personi që rrëmbeu autobusin ka qenë me probleme mendore. Ndërkohë që nuk dinte të drejtonte mirë dhe autobuzin, gjë që ka sjellë dhe përplasjen e shpeshtë të tij dhe më pas djegien.

Shoferi i autobusit, Vasil Mërkuri, deklaroi tha se personi që morri peng autobusin i ka kërkuar atij në fshatin Fratar të Ballshit që ta marrte deri në Sarandë pa paguar lekë. Ndërsa më pas pasagjeri ka shfrytëzuar një moment pakujdesie të shoferit dhe ka marrë drejtimin e automjetit. Sipas shoferit mjeti mori flak si pasojë e djegies së gomave nga kapja e shpeshtë e frenave.

Policia ka mburritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

m.xh/NOA

KOMENTE