English

Vodhi fabrikën e tullave, kapet ndërsa po shiste materialet

Tepelenë, 20 prill, NOA - Eshtë futur në fabrikën e Tullave në Memaliaj, ku ka vjedhur një sasi materialesh prej hekuri si 8 vagona, boshte cilindrikë dhe të tjera materiale prej hekuri.

Por është kapur në në flagrancë duke shitur materialet e vjedhura në një servis pikë grumbullimi hekurishtesh nga forcat e policisë së Tepelenës, të cilat e kanë arrestuar menjëherë.

Fjala është për 19-vjeçarin Xhulio Mota, lindur dhe banues në Memaliaj, vjedhja e të cilit është denoncuar në polici nga pronari i fabrikës së tullave të lartpërmendur.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar materialet e vjedhura ndërsa 19-vjeçari është arrestuar për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Vjedhjes".

n.e/NOA

KOMENTE