Itali, 20 Prill NOA - Mbrojtësi i Chievos, Mario Yepes ka konfirmuar dhe njëherë tjetër marrëveshjen që ka arritur ai për sezonin e ardhshëm me ekipin e MIlanit.
"Kontaktet me Milanin kanë qenë të shumta dhe e vetmja gjë e sigurt është që sezonin e ardhshëm do të jem pjesë e këtij ekipi. Tashmë jemi në pritje vetëm të përfundimit të këtij kampionati për të vazhduar procedurat e mëtejshme me kuq e zinjtë".
Këto ishin fjalët e Yepes i cili ka pohuar largimin e tij nga Chievo për të shkuar tek Milan dhe është shprehur mjaft i gëzuar për këtë aventurë të re që do të nisë në ekipin e kuq e zinjve ku për këtë gjë është tepër optimist.
Krahas tij, sipas shtypit britanik Milan është duke përgatitur një ofertë prej 22 milionë eurosh në drejtim të Berbatov.
r.b/NOA