Tiranë, 21 Prill NOA - Kompania e sigurimeve Albsig ka shitur aksione të saj tek sllovenët e Zavarovalnica Triglav, bëjnë të ditur burime nga kompania sllovene. Në këtë mënyrë kemi një tjetër ekspansion slloven në Shqipëri, pak kohë pasi u shpall dhe shitja e Albanianonline, ISP e parë në Shqipëri dhe më së fundi mbërritjes në tregun shqiptar të emrit të njohur të hipermarketeve, Mercator.
Zyrtarisht, kompania Albsig nuk dha shifrat e shitjes së aksioneve por vetëm përqindjen e saj dhe tha se Triglav futet tek kompania shqiptare me synim që kjo përqindje të rritet në 2 vitet e ardhshme.
Por bëhet e ditur se Triglav ka blerë 9.9 për qind të aksioneve të kompanisë së sigurimeve Albsig me një shumë prej 590 mijë eurosh ose 1100 lekë për çdo aksion të blerë në totalin prej 9.9 për qind.
Sipas burimeve të kompanisë sllovene, Albsig kontrollon aktualisht 7 për qind të tregut shqiptar të sigurimeve.
Kurse vetë Triglav mbulon 43 për qind të tregut të sigurimeve në Slloveni dje ka hapur filiale edhe në vende të tjera të rajonit, Kroaci, Bosnje-Hercegovinë, Serbi, FYROM (Maqedoni) si dhe Çeki.
e.n/NOA