Tiranë, 21 prill, NOA- Qeveria do të mbështes të gjitha projektet që kanë të bëjnë me aktivitet sportive dhe kryesisht krijimin e bazave të edukimit sportiv. Deklarata është bërë nga kryeministri Sali Berisha ceremoninë e krijimit të Universitetit të Sporteve të Tiranës.
Berisha shtoi se në një shoqëri sportet kanë dashamirësit më të shumtë se të gjithë të tjerët. Ai foli dhe për raportet e tij me sportin.
"Partitë politike, por jo vetëm ato, do të lakmonin shumë të gëzonin mbështetjen që kanë sportistët dhe sporti në performancën e tyre. Unë e kam të zgjidhur, kam raport unik, gjithnjë bëhem me të mirin në sport", u shpreh Berisha.
Ai tha se qeveria do të investojë në të gjitha drejtimet, me qëllim që të përmbushë me dinjitet misionin e madh që ka ky universitet.
"Ne do të investojmë tek ju për të gjitha lehtësirat, instalimet që juve ju nevojiten, me qëllim që të përmbushni një detyrë të madhe kombëtare. Sporti është i një rëndësie parësore kombëtare", tha Berisha në sot në fjalën e tij.
Kreu i qeverisë shtoi se institucionet janë të vendosura të mbështesim elitën sportive.
m.xh/NOA