English

Dinamo, hera e 18-të kampione e Shqipërisë

Tiranë, 21 prill, NOA - Ekipi i Dinamos është shpallur sot për herën e tetëmbëdhjetë kampion i ekipeve të futbollit shqiptar, ndërsa vetëm para dy vitesh e kishte marrë për herë të fundit titullin e madh.

Gjithçka është përcaktuar sot në ndeshjen e dinamovitëve me futbollistët e Teutës së Durrësit, duke i mundur me rezultatin 2-1 dhe duke siguruar kështu vendin e parë në renditje me 58 pikë, ndërsa pasohen nga ekipi i Besës me 46 pikë.

Ndërkaq, ndeshjet e tjeta përcaktuese për titullin e madh të kampionatit shqiptar të futbollit kanë përfunduar me rezultatet: Besa-Shkumbini 2-0; Tirana-Laçi 1-2; Skënderbeu-Apolonia 1-1; Kastrioti-Vllaznia 2-0 dhe Gramozi-Flamurtari 1-1.

Edhe pse në katër ndeshjet e mbetura, Besa mund ta barazojë me pikë ekipin e Dinamos, blutë e kryeqytetit kanë fituar të dyja ndeshjet direkte ndaj tyre dhe kështu që u takon atyre titulli i madh si Kampionë të Shqipërisë.

n.e/NOA

KOMENTE