Shkodër, 21 prill, NOA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës, ku një person është qëlluar nga një tjetër me automatik, pas një grindje për motive të dobëta.
Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Shkodrës, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur pikërisht në vendin e quajtur Markata e Rusit, ndërsa i plagosuri në këmbë me automatik, është 31-vjeçari me emrin E.Ulaj, banues në Malësinë e Madhe.
Bëhet me dijeni se i dëmtuari është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal në Shkodër, ku dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore si dhe grupi hetimor, ku nga veprimet e para u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të krimit.
Mësohet se ai është personi me inicialet E.G., banues në Shkodër, ndërsa forcat policore po punojnë për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
n.e/NOA