English

FMN: Situata financiare e përmirësuar, por kujdes borxhet

Uashington, 21 prill, NOA - Gjendja e sistemit financiar global është përmirësuar, por borxhet e vendeve të pasura kërcënojnë çlodhjen e tij, pasi kanë arritur nivelin më të lartë që prej fundit të Luftës së II Botërore.

Një fakt i tillë pohohet në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit, gjithsesi, mund të thuhet se rreziqet për stabilitetin e tregjeve financiare janë pakësuar.

Sipas përllogaritjeve të FMN-së, humbjet e bankave në kuadrin e krizës financiare kanë qenë rreth 500 miliardë dollarë më pak nga sa mendohej, pra në vend të 2800 miliardë dollarë, në 2300 miliardë.

Por FMN-në duket se e shqetëson më shumë rritja e malit të borxheve shtetërore, gjë që sipas këtij organizmi, përbën një problem që mbetet nën vëzhgimin e tij dhe që duhet zgjidhur.

Për këtë FMN-ja ka kërkuar prej të gjitha qeverive që të përpilojnë plane të besueshme për të përmirësuar gjendjen e buxhetit të shtetit.

n.e/NOA

KOMENTE