English

Fushata antikanabis, takim në Antigone

Gjirokastër, 21 prill, NOA - Në kuadër të fushatës sensibilizuese për "Parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike", është zhvilluar një takim i posaçëm në komunën Antigone të Gjirokastrës me përfaqësues të saj si edhe nxënës e mësues të shkollës.

Kryetari i komunës, Ylli Muho, gjatë fjalës së tij ka vlerësuar këtë takim sensibilizues dhe ka premtuar mbështetje.

Njëkohësisht, ai u është drejtuar të gjithë të punësuarve në administratën e komunës që të japin kontributin e tyre në mënyrë që komuna Antigone të hiqet nga harta e kultivimit të bimëve narkotike dhe të mos përsëritet fenomeni i dy viteve më parë ku një fshat tentoi të kultivonte bimë narkotike në masë.

Prandaj, u kërkua nga kryepleqtë e fshatrave të komunës, këshilli si dhe policia e rendit të kihet një bashkëpunim më i frytshëm për të eliminuar këtë.

Më pas, zv/drejtori i Policisë së Qarkut Gjirokastër, Adriatik Tafçiu, ka theksuar se pavarësisht se vitet e kaluara janë evidentuar raste të kultivimit të bimëve narkotike, këtë vit komuna e Antigonesë duhet të hiqet nga harta e kultivimit të bimëve narkotike.

n.e/NOA

KOMENTE