Gjenevë, 21 prill, NOA - Çrregullimet e krijuara në trafikun ajror në Evropë pas hirit vullkanik në Islandë, i kanë kushtuar industrisë së fluturimeve ajrore të paktën 1.7 miliardë dollarë.
Një fakt i tillë u konfirmua nga Asociacioni Ndërkombëtar i Transportit Ajror, IATA, drejtori i së cilës, Giovani Bisiniani, tha se shkalla e çrregullimeve ishte më e rëndë sesa pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Miliona udhëtarë mbetën të bllokuar pasi qeveritë evropiane vendosën t'i mbyllin hapësirat ajrore të tyre të enjten e kaluar pas shpërthimit të vullkanit në Islandë.
Ekspertët patën paralajmëruar se hiri vullkanik mund të shkaktojë prishjen e motorëve të aeroplanëve dhe për këtë arsye, u shkaktua edhe bllokimi i fluturimeve ajrore.
n.e/NOA