Tiranë, 21 prill, NOA - Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka raportuar paraditen e sotme se ka një rënie të nivelit të prurjeve të ujit, si pasojë e ndërprerjes së reshjeve në kaskadat e hidrocentraleve.
Kështu, nga të dhënat e fundit bëhet me dije, se në hidrocentralin e Fierzës prurjet janë 1160 metër kub ujë në sekondë, ndërsa shkarkohen 710 metër kub ujë në sekondë.
Kurse, në hidrocentralin e Komanit prurjet kanë zbritur në 350 metër kub për sekondë, ndërkohë shkarkimet vijojnë me 1 mijë metër kub ujë në sekondë.
Po ashtu prurjet në Vaun e Dejës janë ulur me 150 metër kub ujë në sekondë, ndërsa shkarkimi kap kuotën e 1400 metrave kub ujë në sekondë. Nga ana tjetër, KESH pohon se realisht prodhohet 29.415 milionë kilovat/orë energji, ndërsa eksportohen 16 milionë kilovat/orë.
n.e/NOA