English

Kriza greke, nisin bisedimet me BE-FMN

Athinë, 21 prill, NOA - Qeveria greke ka filluar sot bisedimet me zyrtarët të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilët kanë mbërritur në kryeqytetin e saj Athinë, lidhur me kushtet e një ndihme të emergjencës për vendin e zhytur në borxhe të mëdha.

Bisedimet në fjalë mes palëve mendohet të zgjasin për 10 ditë dhe mendohet se do të përqendrohen tek kushtet dhe normat e interesit që do të caktohen për huanë, nëse Greqia e kërkon ndihmën.

Bëhet me dijeni se paketa e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për Greqinë ka vlerën e 61 miliardë dollarëve, ndërsa zyrtarët grekë shpresojnë ta shmangin ndihmën e emergjencës dhe po përpiqen për ta patur atë si masë parandaluese.

n.e/NOA

KOMENTE