Tiranë, 21 prill, NOA - Përbën arritje fakti që mes Shqipërisë dhe Maqedonisë është iniciuar krijimi i grupit të përbashkët të punës mbi hartimin e marrëveshjes ndërshtetërore të sigurimit shoqëror të punës.
Sikundër është për t'u vlerësuar edhe nisma e mbarë e sigurimit, për mbrojtjen sociale të qytetarëve të dy vendeve tona.
Një fakt të tillë, kryeministri Berisha ia bëri me dije gjatë një takimi Xhelal Bajramit, ministër i Punës së Maqedonisë.
Duke vlerësuar në mënyrë të veçantë, rolin që kryeministri Berisha ka luajtur në demokratizimin e jetës politike shqiptare, Bajrami u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa të admirueshëm, përpara në zhvillimin politik e ekonomik, si dhe në rrugën e integrimit të saj perëndimor.
Ndërsa kryeministri Berisha shprehu besimin zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është rruga më e dobishme për qytetarët e shtetit fqinj. "
Shqipëria, - u shpreh kryeministri Berisha - do të jetë përherë një partner dashamirës për çdo marrëveshje dhe projekt me impakt të përbashkët që i shërben dy popujve, zhvillimit, paqes dhe stabilitetit në rajon".
n.e/NOA