Tiranë, 21 prill, NOA Update - Busti i Skënderbeut nuk duhet të hiqet në asnjë mënyrë nga sheshi që mban emrin e tij në qendër të kryeqytetit shqiptar.
Një apel të tillë, kryeministri Berisha e ka drejtuar ndaj realizuesve të projektit për rehabilitimin e këtij sheshi gjatë fjalës që mbajti në mbledhjen e qeverisë.
"Kur ne jemi duke bërë lobing që busti i heroit tonë kombëtar të vendoset në sheshet e tjera të botës, nuk mund ta heqim atë nga qyteti ynë", deklaroi ai.
Duke e vlerësuar heroin tonë kombëtar, Skënderbeun, për rolin në ruajtjen e identitetit të shqiptarëve, Berisha tha se nuk është me vend heqja e monumentit të tij nga qendra e vendit.
Më tej, ai ka theksuar se projekti i ri rrezikon të zhysë në një kaos total qarkullimin e trafikut në Tiranë.
"Eksperimenti i parë që bëri Rama sot krijoi një bllokim të përgjithshëm për lëvizjen e njerëzve", u shpreh Berisha.
n.e/NOA