English

Luan Rama: PS, ndërmarrje në falimentim

Tiranë, 21 prill, NOA - "Partia Socialiste është kthyer në një repart dhune dhe kryetari i saj, Rama, e çoi atë në një ndërmarrje drejt falimentimit". Ky është vlerësimi që Sekretari për Marrëdhëniet Publike në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Luan Rama bëri sot për qëndrimet e fundit të Partisë Socialiste dhe deklaratat e kryetarit të saj për rrëzim të qeverisë.

Në një konferencë për mediat, Rama i bëri thirrje anëtarëve të PS-së që të mos ndjekin më kursin politik të atij që ai e quajti "kryetari josocialist i Partisë Socialiste".

Luan Rama vlerësoi si mjaft domethënës për vendin dorëzimin e pyetësorit të KE-së dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me integrimin.

"Është për të ardhur keq që në kontrast me trendin europian të zhvillimit të vendit, ndeshim në qëndrimet e papërgjegjshme e provokative të lidershipit josocialist të Partisë Socialiste", tha Rama.

Ai tha se gjuha e kërcënimeve dhe ultimatumet për mosbindje civile nuk janë në natyrën e socialisteve.

"Kryetari josocialist i PS dhe enturazhi i tij i maskave te zeza, pasi ia doli ta shndërrojë PS-në nga institucion të demokracisë e vlerave euriopeiste në parti pa alternativë, e të kapluar prej krizës se identitetit, pasi e rrëmbeu atë nga parlamenti dhe e nxori në rrugë duke e katandisur si një ndërmarrje në falimentim, po përpiqet së fundi ta shndërrojë edhe në një repart dhune, kërcënimi dhe antiligji", u shpreh Rama, duke theksuar se një gjë e tillë nuk mund të lejohet.

m.xh/NOA

KOMENTE