Milano, 21 Prill NOA - Midis stafit drejtues të Milanit dhe atij të Juvenusit është zhvilluar një takim në të cilin të dyja pakët kanë folur në lidhje me sezonin e ardhshëm të merkatos.
Skuadra e kuq e zinjve me sa duket është tepër e interesuar për dy lojtarë në radhët e Juventusit, të cilët janë pikërisht Trezeguet dhe De Celie.
Për sa i përket të parit, vetë klubi torinez ka bërë të ditur se ai në fund të sezonit do të jetë në merkato dhe krahas Milanit janë dhe disa klube të tjera të cilat kanë shfaqur interes për Trezeguet, ku me shumë mundësi akordi midis klubeve për vlerën e lojtarit, do të jetë i lehtë për tu arritur.
Ndërsa De Celie me shumë mundësi mund të shkojë në Milano në formë huazimi dhe kjo me të drejtën e blerjes së kartonit të tij nga klubi kuq e zi.
Largimi i mbrojtësit italian kushtëzohet shumë dhe nga kthimi i dy lojtarëve të tjerë në rolin e tij tek skuadra e bardhë e zinjve, të cilët janë Molinaro dhe Crisito.
r.b/NOA