English

Në Francë do të ndalohet ferexheja

Paris, 21 prill, NOA - Qeveria e Francës është duke përgatitur një ligj, aplikim i të cilit do të ndalojë përdorimin e ferexhesë islamike në hapësirat publike të këtij vendi evropian, kur janë afro 2 mijë femra myslimane franceze, që aktualisht e mbulojnë fytyrën e tyre.

Lajmi u bë me dije nga një zëdhënës i presidentit francez, Nikolas Sarkozi, i cili bëri me dije sot se propozimi do të paraqitet para ministrave në muajin maj.

Sipas tij, "bartja e ferexhesë së plotë është shenjë e mbylljes së komunitetit në vetvete dhe refuzim i vlerave tona".

Megjithatë, muajin e kaluar, Këshilli Shtetëror, që është autoriteti më i lartë administrativ francez, i ka tërhequr vërejtjen presidentit Sarkozi, kundër ndalesës për ferexhe, duke sugjeruar urdhër që gratë ta zbulojnë fytyrën e tyre për kontroll të identitetit dhe për çështje të punëve shtetërore.

n.e/NOA
KOMENTE