Shkodër, 21 prill, NOA - Rreth 1.400 hektarë llogaritet të jetë ditën e sotme sasia e tokës bujqësore të përmbytur si pasojë e reshjeve të shumta që ranë ditët e fundit, por edhe nisjes së shkarkimeve nga kaskadat e hidrocentraleve.
Zonat më të prekura nga përmbytjet rezultojnë të jetë komunat Obot dhe Ana e Malit, ndërsa mësohet se niveli i ujit gjatë natës u rrit me 10 deri në 20 cm.
Por nuk raportohet një gjë e tillë në fakt nga qarku i Lezhës, sipas burimeve të të cilit, situata e shkaktuar nga përmbytjet duket se ka pësuar një normalizim së fundmi.
Por edhe në Shkodër mund të thuhet kjo sa i përket situatës më të përmirësuar në Dajç dhe Darragjat falë argjinaturave të përforcuara, megjithëse reshjet kanë bërë të vetën.
Ndërkaq, zyrtarisht për banorët e zonës përreth Shkodrës, të cilëve u është premtuar dëmshpërblim për përmbytjet e janarit, dje ka nisur procesi i ndarjes së pagesave përkatëse në filialet e Postës Shqiptare.
n.e/NOA