Athinë, 21 prill, NOA - Qeveria greke ka nisur bisedimet me Komisionin Evropian dhe Fondin Ndërkombëtar Monetar (FMN) për përcaktimin e afateve të ndihmës ekonomike që do të marrë.Bëhet fjalë për masat e ekonomike dhe uljen e shpenzimeve që Greqia duhet t'i ndërmarrë gjatë tre viteve të ardhshme për të reduktuar borxhet.
Tre palët e përfshira në negociata bien dakord për masat, më pas do të nis dhe lëvrimi i fondit prej 40 miliardë eurosh të ofruara nga anëtarët e eurozonës dhe FMN-ja.
Negociatat pritet të zgjasin dhjetë ditë, ku do të diskutohen afatet, kushtet dhe normat e interesit në detaje që Greqia duhet t'i zbatojë për kërkimin e ndihmës financiare.
m.xh/NOA