Varshavë, 21 prill, NOA - Polonia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 20 qershor pas vdekjes së presidentit të ndjerë Lech Kanzinski, i cili e humbi jetën gjatë rrëzimit të aeroplanit në Rusi më 10 prill.
Ndërkaq, ushtruesi i detyrës aktuale si president i Polonisë, Bronislav Komorovski, caktoi sot si datën e zgjedhjeve presidenciale 20 qershorin.
Sondazhet paraprake tregojnë se Komorovski, kandidat presidencial i qendrës së djathtë, Platformës Civile të kryeministrit Donald Tusk, mund t'i fitojë zgjedhjet.
Ndërsa partia opozitare konservatore e Ligjit dhe Drejtësisë e prirë nga vëllai i ish-presidentit, Jaroslav Kaçinski, pritet të emërojë kandidatin e saj të shtunën.
n.e/NOA