English

Protestë në Shkodër: Duam tapi sipas ligjit 7501

Shkodër, 21 prill, NOA - Është bllokuar ditën e sotme për 30 minuta rresht, aksi rrugor Shkodër- Han i Hotit, për shkak të një proteste të organizuar nga banorët e kësaj zone. Kjo pasi ata kanë kërkuar nga qeveria që t'u jepen tapitë sipas ligjit 7501 të miratuar nga vetë ajo.

Sipas tyre, mungesa e tapive të tokave i ka lënë këta banorë pa dëmshpërblim pas ndërtimit të rrugës së re dhe prandaj, protestuesit i kanë kërkuar qeverisë të marrë masa për të zgjidhur problemin.

Sipas protestuesve, qeveria po bën veshin shurdh dhe syrin qorr dhe po i flak ata në rrugë, duke mos u dhënë asnjë mundësi jetese.

Bëhet me dijeni se protesta e banorëve mbështetej nga deputetë socialistë të kësaj zone, Ilir Beqja dhe Astrit Beci.

n.e/NOA

KOMENTE