Tiranë, 21 prill, NOA - Deputetët e Partisë Socialiste kanë vendosur që të hyjnë në seancat e Kuvendit vetëm kur të mbarojë ndëshkimi që Byroja e Kuvendit dha për deputetin Taulant Balla.
Në këtë mënyrë, deputetët e PS-së kanë konfirmuar dhe bojkotin e seancës së nesërme të Kuvendit. Ndërkohë që tema e mbledhjes së grupit të PS-së ka qenë për protestën e datës 30 prill dhe detajet e organizimit të saj.
Në seancën e kaluar të ditës së enjte, deputetët e PS-së protestuan para godinës së Kuvendit për ndëshkimin e Ballës duke vendosur maska në gojë në shenjë proteste ndaj dhunimit të fjalës së lirë.
m.xh/NOA