English

Puçini sot në Teatrin e Operas dhe Baletit

Tiranë, 21 prill, NOA - Mimi, Toska, Manon Lesko, Madama Baterflaj, Princesha Turandot, të gjitha heroinat e operave më të njohura të Giacomo Puçini-t, sot në mbrëmje, ora 19.00, do të munden të tregojnë fatin e tyre tragjik në skenën e TKOB-së.

Kjo mbrëmje operistike mban titullin "Më është dashur ti vras (pothuajse) të gjitha, (Ho dovuto uçiderle (quasi) tutte) dhe zhvillohet në kuadër të aktiviteteve," Dy popuj, një det, një miqësi".

Një spektakël me arie, duete, pjesë instrumentale nga operat "La Boheme", "Tosca", "Manon Lescaut", "Madame Butterfly" dhe "Turando", nën drejtimin e Sandro Cappelletto-s, President i Filarmonikës Romane dhe kritik muzikor i La Stampa-s.

Do të ngjiten në skenë pianisti Marco Scolastra, recitues Elio Pandolfi, dhe interpretuesit lirikë, Zvetan Michailov (tenor), Michela Sburlati (soprano).

Spektakli kombinon muzikën, interpretimin operistik me leximin e vargjeve të libreteve nga operat e Giacomo Puçini-t.

m.s/NOA

KOMENTE