Lezhë, 21 prill, NOA - Situata e rëndë e dy ditëve të fundit, krijuar si pasojë e reshjeve në qarkun e Lezhës, duket se është normalizuar dhe nuk paraqiten probleme, ndërsa kumi Drin aktualisht ndodhet në kuota afër normales.
Një fakt të tillë e bëjnë me dijeni autoritetet e këtij qarku, për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar konkretisht se në komunën e Shëngjinit janë rreth 20 banesa që rrezikohen nga uji, ndërsa në komunën Balldre, ka rreth 1200 ha tokë që ndodhen nën ujë në zonën e ish-Kënetës së Torovicës dhe pjesërisht në fshatin Balldre i Vjetër.
Ndërsa në komunën Dajç nuk ka probleme të krijuara nga reshjet dhe situata është normalizuar plotësisht, por në fshatrat Spiten, Markatomaj dhe Gajush ka ende një sasi sipërfaqeje toke nën ujë.
n.e/NOA