Tiranë, 21 prill, NOA Update - Ndërsa kryeministri Berisha është duke folur gjatë mbledhjes së qeverisë për debatin e hapur në sheshin "Skënderbej", kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama po insiston në kryerjen e punimeve të tij.
"Ky është një projekt që kërkon lënien jashtë të komenteve politike", ka deklaruar Rama lidhur me një fakt të tillë, duke aluduar përplasjen mes qeverisë dhe institucionit që ai drejton për këtë vepër publike.
"Ne po ndërtojmë një shesh Skënderbej të rikrijuar mbi bazën e së shkuarës, duke u ndërthurur me modernen", tha më tej ai, duke u shprehur mbi ndërtesat e larta në këtë projekt, të cilat kundërshtohen nga pala e qeverisë.
Duke dhënë sqarime për projektin, Rama tha se ky shesh është projektuar i tillë që të jetë i lagësht gjithmonë, e kështu do të ndihmojë dhe në mosndotjen e qytetit.
"Ky është një projekt që ka një kompleksitet dhe që ka një dinamikë pozitive që duhet realizuar me ndihmën e të gjithëve", ka përfunduar fjalën e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës.
n.e/NOA