Tiranë, 21 prill, NOA - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është kthyer në thuajse në normalitet. Zyra e shtypit e aeroportit njofton se për të gjitha fluturimet e parashikuara sot deri në orë 13:00 është operuar siç është planifikuar më parë.
Gjithashtu kanë rifilluar fluturimet për në Gjermani, në aeroportin e Mynih, ndërsa fluturimet për në Londër mbeten të anuluara deri në njoftim tjetër.
Njoftimi zyrtar sqaron se për çdo paqartësi udhëtarët këshillohen që të kontaktojnë linjën ajrore me të cilën kanë planifikuar udhëtimin, ose mund të kontaktojnë me agjentët e udhëtimeve për informacion të mëtejshëm.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do t'i mbajë pasagjerët e tij të informuar
me zhvillimet e mëtejshme për fluturimet.
m.xh/NOA